Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është shprehur se lufta në Ukrainës nuk është gjë tjetër veçse përpjekjet e një grupi të vogël vendesh perëndimore që kërkojnë dominimin e botës dhe një përmbysje të rendit shumë polar.
Lavrov shtoi se asnjë vend nuk është aktualisht i mbrojtur nga “sulmet armiqësore” të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Ai kritikoi ndërhyrjen e egër të Perëndimit në punët e brendshme të kombeve sovrane, duke përfshirë Bjellorusinë dhe dënoi bllokadën ekonomike prej vitesh të Kubës.
“Në përgjithësi, askush sot nuk është i sigurt nga “sulmet” armiqësore nga amerikanët dhe aleatët e tyre të NATO-s. Ata kanë vendosur një detyrë strategjike për të frenuar tërësisht Kinën. Ndërsa veprojnë sipas traditave më të këqija koloniale, amerikanët dhe mbështetësit e tyre po përpiqen ta ndajnë botën në “demokraci” dhe “regjime autoritare”, u shpreh ai, teksa shtoi se përveç Rusisë, shumë vende janë aktualisht duke u kërcënuar dhe shantazhuar, shkruan Tass.
Lini një Përgjigje