TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 15:48

BE tenton të përçajë bashkëpunimin Moskë-Pekin, Von der Leyen dhe Macron planifikojnë vizitë në Kinë

Shkruar nga Pamfleti

BE tenton të përçajë bashkëpunimin Moskë-Pekin,

BE po përpiqet që të shkëpus Kinën nga bashkëpunimi me Rusinë dhe për këtë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojnë në Kinë në fillim të prillit.

Vizita vjen menjëherë pasi presidenti i Kinës Xi Jinping udhëtoi në Moskë për një vizitë shtetërore. Të dy pritet të bisedojnë me presidentin Xi Jinping, pasi udhëheqësit perëndimorë po i kërkojnë Pekinit që të bëjë presion ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Macron tha pas një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel se ai i kishte kërkuar von der Leyen ta shoqëronte në Kinë. Presidenti francez i ka bërë thirrje Pekinit që të bindë Moskën për t’i dhënë fund pushtimit të saj njëvjeçar të Ukrainës.

Ai tha se përpjekjet e Kinës janë pozitive, por këmbënguli se paqja mund të arrihet vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj.

be macron-von der leyen

Lini një Përgjigje