TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 12:06

Protestat e dhunshme në Francë, anulohet vizita e Mbretit Charles

Shkruar nga Pamfleti
Protestat e dhunshme në Francë, anulohet vizita e Mbretit Charles

Pallati Elysée ka njoftuar anulimin e vizitës së Mbretit Charles në Paris. Udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por është shtyrë në një datë të dytë. 

Vizita e parë shtetërore e Charles III si Mbret është shtyrë, pasi Franca përballet me protesta të vazhdueshme kundër reformave të pensioneve të qeverisë.

Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime për udhëtimin, por këto u hodhën poshtë.

Më shumë se 1 milion vetë demonstruan në të gjithë Francën të enjten kundër reformës në sistemin e pensioneve dhe në disa raste protestat u shoqëruan edhe me akte dhune. Protestuesit i kanë vënë flakën Bashkisë së Bordosë. Sindikatat bënë thirrje për zhvillimin e grevave dhe protesta të reja mbarëkombëtare javën e ardhshme, gjatë së cilës pritet të vizitojë Francën, mbreti Charles III-të.

Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris u shoqërua me akte dhune. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin. 119,000 persona morën pjesë në protesta, një rekord për kryeqytetin në raport me protestat e mëparshme kundër reformës në sistemin e pensioneve. Sipas sondazheve, shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit, nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

protestat e dhunshme në francë mbretit charles

Lini një Përgjigje