TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 11:08

Blinken: Fondet dhe mbështetja e SHBA për Ukrainën të zgjasë gjithë vitin

Shkruar nga Pamfleti

 

Blinken: Fondet dhe mbështetja e SHBA për Ukrainën të

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka siguruar anëtarët e Kongresit se miliarda dollarët e destinuar dhe të miratuar për ndihmë ndaj Ukrainës janë të mjaftueshme dhe se do të duhej të zgjasin për pjesën më të madhe të vitit 2023.

Kongresi miratoi një projektligj në dhjetor të vitit të kaluar, që përfshinte 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën. Blinken, ka dëshmuar më 23 mars para nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për ndarjet buxhetore, nuk tha saktësisht se kur administrata mund të kishte nevojë të kërkonte më shumë fonde, por tha se financimi i fundit e mbulon pjesën më të madhe të këtij viti.

Seanca dëgjimore u fokusua në kërkesën buxhetore të Departamentit të Shtetit për vitin fiskal 2024, e cila është 11 për qind më shumë krahasuar me vitin aktual fiskal. Disa ligjvënës republikanë kanë vënë në dyshim sasinë e parave të dërguara në Kiev, duke pasur parasysh deficitet buxhetore dhe biseda për shkurtime në programet e brendshme të SHBA. Blinken i tha gjithashtu nënkomitetit se ishin marrë masa për të siguruar që paratë e dërguara në Ukrainë të shpenzoheshin siç duhet.

“Buxheti do të mbështesë sigurinë tonë, mbështetjen tonë ekonomike, energjetike dhe humanitare për Ukrainën, në mënyrë që të sigurohemi që lufta e presidentit [Vladimir] Putin të mbetet një dështim strategjik. I kam 45 persona në ambasadën tonë në Ukrainë, puna e të cilëve është të mbikëqyrin shpenzimet e këtyre parave u tha Blinken anëtarëve të komitetit”, tha Blinken.

Ai theksoi Shtetet e Bashkuara po mbajnë barrë të madhe.

“Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 32 miliardë dollarë ndihmë për siguri për Ukrainën, ndërsa vendet e tjera kanë dhënë 22 miliardë dollarë, tha Blinken. Uashingtoni ka dhënë rreth 15.5 miliardë dollarë mbështetje ekonomike, ndërsa vendet e tjera kanë dërguar 24 miliardë dollarë, shtoi ai. Ndarja e ndihmës humanitare është 2 miliardë dollarë të dërguar nga Uashingtoni dhe 3.5 miliardë dollarë të dërguar nga vendet e tjera. Ne kemi një shpërndarje reale të barrës kur bëhet fjalë për Ukrainën. Unë mendoj se do të ketë një territor në Ukrainë për të cilin ukrainasit janë të vendosur të luftojnë në terren; dhe mund të ketë territor që ata vendosin se do të duhet të përpiqen ta rikthejnë në mënyra të tjera ”, tha Blinken.

 

shtet e bashkuara ukraine rusi blinken

Lini një Përgjigje