TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 16:28

Sanksionimi i aleatëve të Putinit, Departamenti i Thesarit fut në listë të zezë edhe avionin “Boeing 737” të Lukashenkos

Shkruar nga Pamfleti

Sanksionimi i aleatëve të Putinit, Departamenti i Thesarit fut në

Në sanksionet e fundit financiare dhe diplomatike, SHBA po ndjek kompanitë dhe individët e përfshirë në goditjen kundër lëvizjes pro-demokratike në Bjellorusi dhe përfshirjen e regjimit ekzistues në pushtimin rus të Ukrainës.

Administrata Biden sanksionoi të premten "avionin luksoz" personal të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Regjimi i Lukanshekos mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të gjeneruar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë akte shtypëse kundër popullit bjellorus. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të imponuar kosto ndaj regjimit të Lukashenkos për shtypjen e demokracisë dhe mbështetjen për luftën e Putinit", tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit Brian Nelson, një zyrtar i lartë i sanksioneve të SHBA.

Ndërkohë në listën e re të sanksioneve janë futur, dy kompani bjelloruse dhe të dy drejtorët e tyre "për mbështetjen dhe gjenerimin e të ardhurave për qeverinë bjelloruse."

Gjithashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bjellorusisë dhe shtatë anëtarët e tij të rinj për rolin e tyre në "ndalimin e kandidatëve të opozitës dhe certifikimin e numërimit të pasaktë të votave në zgjedhjet e vitit 2020.

Departamenti Amerikan i Shtetit po lëshon gjithashtu kufizime vizash për 14 individë të tjerë, duke përfshirë zyrtarë të regjimit.

Gjithashtu aeroplani i Lukashenkos, EW-001PA, një Boeing 737 i përdorur nga lukashenko dhe familja e tij për udhëtime ndërkombëtare është pjesë e sanksioneve dhe si rrjedhojë nuk i lejohet të lëviz më në hapësirën ajrore evropiane dhe atë të SHBA-së.

 

sanksionet avioni lukashenkos shba

Lini një Përgjigje