TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 16:13

Krimet e luftës në Ukrainë, raporti i OKB-së: Janë regjistruar dhjetëra raste të ekzekutimeve masive

Shkruar nga Pamfleti

Krimet e luftës në Ukrainë, raporti i OKB-së: Janë

Kombet e Bashkuara janë shprehur se kanë dokumentuar dhjetëra raste të ekzekutimeve të masive të të burgosurve të luftës të kryera nga forcat ruse dhe ukrainase që nga shkurti 2022.

Në një raport të ri, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e OKB-së thotë se ka dokumentuar ekzekutimin e përmbledhur të 15 të burgosurve ukrainas nga forcat ruse, për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor, si dhe torturave. Gjithashtu dhe përdorimin e të burgosurve ukrainas si mburoja njerëzore.

Të paktën 1,605 persona janë vrarë dhe 4,382 persona janë plagosur, sipas raportit që vë në dukje se shifrat aktuale, ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, pasi këto shifra përfshijnë vetëm rastet që OHCHR ka qenë në gjendje të verifikojë. Numrat në vende si Mariupol dhe Lysychansk mbeten ende për t'u verifikuar.

Nga raporti janë dokumentuar 214 raste të krimeve të luftës, ku 185 burra, 24 gra dhe 5 djem civil u morën kaçën nga forcat ruse dhe u zhdukën. Forcat e armatosura ruse arrestuan viktimat në shtëpitë e tyre, në vendet e punës, në rrugë ose në postblloqe gjatë të ashtuquajturave procese "filtrimi".

Ekzekutimet dhe sulmet e përmbledhura kundër të burgosurve dhe personave  jashtë luftimit  janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, dhe aty ku janë të qëllimshme, përbëjnë krime lufte”, thekson raporti.

Raporti thekson gjithashtu mungesën e bashkëpunimit që hetuesit e OKB-së kanë marrë nga autoritetet ruse dhe pushtuese ruse, duke thënë se nuk ka qenë në gjendje të ketë akses te të burgosurit e internuar nga Federata Ruse, pavarësisht kërkesave të tilla të përsëritura.

okb raport krimet e luftës ukrainë

Lini një Përgjigje