TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 17:09

Spanja mbështet planin kinez të paqes, Sanchez: Propozimi i Pekinit duhet marrë seriozisht

Shkruar nga Pamfleti
Spanja mbështet planin kinez të paqes, Sanchez: Propozimi i Pekinit
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është shprehur pro planit të paqes të sugjeruar nga Pekini. Ai i bëri thirrje Perëndimit që të dëgjojnë Kinën për gjetjen e një rrugëdalje paqësore nga lufta në Ukrainë.

"Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mes nesh, ne mund t'i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina mund të rimarrë integritetin e saj territorial," tha Sanchez në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi në Këshillin Evropian.

Lideri spanjoll pritet të vizitojë Pekinin më 31 mars për bisedime me presidentin Xi Jinping dhe takimi mes dy liderëve pritet të ketë në fokus kryesisht luftën në Ukrainë dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Xi e ka përshkruar Kinën si "të paanshme" dhe ka propozuar një plan paqeje prej 12 pikash, ndërsa ka bërë thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës.

spanja plani kinez ukraina

Lini një Përgjigje