TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 20:29

Rusia merr “goditjen” e radhës nga aleati i saj, Armenia ratifikon Statutin e Romës; zbatimi i urdhër-arrestit për Putinin bëhet i detyrueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Rusia merr “goditjen” e radhës nga aleati i saj, Armenia
Kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe presidenti rus Vladimir Putin

Armenia një nga aleatët e vjetër të Rusisë është shprehur se dënimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk bien ndesh me kushtetutën e saj, një javë pas lëshimit të urdhrit të arrestit për presidentin rus, Vladimir Putin.

Qeveria e vendit i bëri thirrje gjykatës për të ratifikuar Statutin e Romës në fund të vitit të kaluar në mënyrë që t'i mbajë ushtarët azerbajxhanas përgjegjës për krimet e dyshuara të luftës, të kryera në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Armenia është një aleat i vjetër i Rusisë, megjithëse marrëdhëniet vitet e fundit kanë qenë gjithnjë e më të trazuara si pasojë e qasjes së Moskës ndaj konfliktit të Armenisë me Azerbajxhanin për Nagorno-Karabakun.

Armenia nënshkroi Statutin e Romës 25 vjet më parë, por nuk e ratifikoi dokumentin pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në 2004 se disa dispozita nuk ishin në përputhje me kushtetutën kombëtare në fuqi në atë kohë. Në teori, vendimi do të thotë se autoriteteve armene do t'u kërkohet të ndalojnë presidentin rus nëse ai do të hynte në vend.

rusia urdhër-arresti putin armenia

Lini një Përgjigje