TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2025, 08:13

Sulmet në qendrën e shpërndarjes së ushqimeve, OKB: E tmerrshme, të hetohen vrasjet e palestinezëve

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në qendrën e shpërndarjes së ushqimeve, OKB: E

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për të hetuar vrasjen e palestinezëve pranë një qendre ndihmash në Gaza. Sulmi ndodhi ditën e ndjeshme, ndërsa raportohet se forcat izraelite hapën zjarr.

Dëshmitarët thonë se u qëlluan ndërsa prisnin ushqimin nga qendra në Rafah, e drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Sipas Kryqit të Kuq, në spital u dërguan 179 persona të plagosur, ndërsa 21 persona humbën jetën.

Ditën e djeshme, ushtria izraelite mohoi se trupat e saj qëlluan ndaj civilëve dhe i cilësoi si lajme të rreme.

“Jam i tmerruar nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza dje. Unë bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ministria e Jashtme e Izraelit u përgjigj duke i cilësuar komentet e Guterres një “turp”, ndërsa e kritikoi se nuk ka përmendur Hamasin.

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk tha për BBC se mënyra se si po ofrohet ndihma humanitare është e papranueshme dhe çnjerëzore.

"Mendoj se kjo tregon një shpërfillje të plotë për civilët. A mund t’i imagjinoni njerëzit që kanë qenë absolutisht të dëshpëruar për ushqim, për ilaçe, për gati tre muaj dhe pastaj duhet të vrapojnë për to ose të përpiqen t’i marrin në rrethanat më të dëshpëruara? Kjo tregon një dehumanizim të madh të njerëzve që janë në nevojë të madhe", u shpreh Turk.

Lini një Përgjigje