Propozimi i Rusisë për një armëpushim të përkohshëm dhe të kufizuar është një taktikë nga Rusia për të fituar kohë, deklaron Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.Propozimi për një armëpushim dy ose tre-ditor për të mbledhur ushtarët e rënë nga fusha e betejës, synon të vonojë sanksionet e SHBA-së, tha Zelensky.
“Mendoj se janë budallenj, sepse, në parim, një armëpushim synon të sigurojë që të mos ketë viktima. Kjo është arsyeja pse dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të marrin masa të forta dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për të ushtruar presion mbi rusët që të ndalojnë armiqësitë me sanksione të forta. Ata nuk kuptojnë asnjë mënyrë tjetër. Dhe ne besojmë se kjo është e drejtë. Në fund të fundit, kanë kaluar tre muaj që kur SHBA-të dhanë sinjalin për një armëpushim të plotë dhe ne i mbështetëm ata”, vazhdoi më tej ai.
Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj. Ajo që kërkon është një armëpushim pa kushte, një shkëmbim të të burgosurve, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer, kthimin e civilëve dhe më pas një takim të udhëheqësve.
Rusia i ka bërë të qarta kërkesat e saj në bisedimet e paqes me Ukrainën të mbajtura të hënën në Stamboll: fundi i luftës do të vijë vetëm nëse Kievi heq dorë nga pjesw tw mwdha tw territorit dhe pranon kufizime mbi madhësinë e ushtrisë së saj. Kështu thuhet në një memorandum që është raportuar nga mediat shtetërore ruse.
Këto kushte theksojnë refuzimin e Moskës për të bërë kompromis mbi qëllimet afatgjata të luftës, pavarësisht thirrjeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund “gjakderdhjes” në Ukrainë.
Delegacionet u takuan për një orë për raundin e dytë të negociatave që nga marsi i vitit 2022. Ata ranë dakord të shkëmbenin më shumë të burgosur lufte - duke u përqendruar te më të rinjtë dhe më të plagosurit rëndë - dhe të kthenin trupat e 12,000 ushtarëve të vdekur.
Lini një Përgjigje