TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2025, 21:46

Kërcënoi vajzën e Melonit, mësuesi tenton vetëvrasjen

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi vajzën e Melonit, mësuesi tenton vetëvrasjen

Mësuesi i arsimit të mesëm italian, Stefano Anteo, i cili ditët e fundit kishte postuar një mesazh ekstrem në internet duke shigjetuar vajzën e kryeministres së vendit, Giorgia Meloni, ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai ka konsumuar një sasi të madhe alkooli së bashku me pilula, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Në postimin e tij, mësuesi kishte shkruar se "dëshiron që vajza e Melonit të ketë të njëjtin fund si Martina Carbonaro", duke iu referuar adoleshentes 14-vjeçare që u vra një javë më parë nga ish-i dashuri i saj.

Ky sulm ekstrem nga Anteo u dënua nga të gjitha forcat politike italiane dhe menjëherë u aktivizua një procedurë për ta referuar atë në një provim administrativ nga Ministria Italiane e Arsimit.

Dje, mësuesi 65-vjeçar i gjermanishtes kishte kërkuar të takohej me Melonin "për ta përqafuar dhe për t'i kërkuar falje", ndërsa sot kreu aktin e rëndë.

Lini një Përgjigje