TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2025, 07:51

Tërmeti 5.8 rihter godet ishullin Rodos, ndërron jetë 14-vjeçarja dhe plagosen 69 të tjerë në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti 5.8 rihter godet ishullin Rodos, ndërron jetë

Nga tërmetit 5.8 ballë në Rodos, është prekur më shumë Turqia ku ka humbur jetën një vajzë 14-vjeçare pasi pësoi atak paniku.

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter në orën 02:17 pas mesnatës, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë tronditi vendin.

Menjëherë pas lëkundjeve, Departamenti i Zjarrfikësve të ishullit kreu kontrolle në pjesë të ndryshme të qytetit. Lëkundjet ishin shumë të forta ndërsa banorët dhe turistët e ishullit u tmerruan dhe braktisën hotelet ku po qëndronin. Në Rodos, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte intensiv dhe zgjati shumë, ndërsa aktiviteti sizmik u ndje edhe në Turqi. Sipas mediave turke, një vajzë 14-vjeçare humbi jetën dhe 69 persona të tjerë u plagosën. Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në qytetet: Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi se adoleshentja u dërgua në spital pasi pësoi një atak paniku, ku për fat të keq, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve humbi jetën.

Sipas ministrit, shumica e të plagosurve të tjerë u hodhën nga një lartësi sepse u kapën nga paniku për shkak të dridhjeve të forta sizmike.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, deklaroi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.

 

Lini një Përgjigje