TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2024, 15:36

Sulmet me dronë, Izraeli ekzekuton komandantin e Hamas në Bregun Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet me dronë, Izraeli ekzekuton komandantin e Hamas në Bregun

Ushtria izraelite ka ekzekutuar shefin e militantëve të Hamasit në Bregun Perëndimor, Uisam Hazem.

Komandanti i militantëve të Hamasit për territoret lindore palestineze u ekzekutua në një sulm me dronë të ushtrisë izraelite në Xhenin, së bashku me dy persona të tjerë të armatosur, teksa transportonin me automjet armë, municione dhe shuma të mëdha parash.

Ekzekutimi u krye pasi prej të Mërkurës, Izraeli ka nisur një fushatë anti-terrori në Bregun Perëndimor që konsiderohet si më e madhja e dy dekadave të fundit dhe që zhvillohet paralelisht me luftën në Rripin e Gazën duke shtuar tensionet në Lindjen e Mesme.

Që prej nisjes së sulmeve janë ekzekutuar 19 persona nga operacionet e ushtrisë izraelite.

Ndërkaq, qeveria izraelite pranoi planin për armëpushime të pjesshme lokale nga 1 Shtatori në Rripin e Gazës për t’i hapur rrugë vaksinimit kundër Poliomelitit të fëmijëve në Rripin e Gazës.

Armëpushimet e arritura me ndërmjetësimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet të zgjasin jo më tepër se 3 ditë.

Lini një Përgjigje