
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha se është i shqetësuar për veprimet e njëanshme të Kosovës. Sipas tij, këto veprime nuk japin sinjal të mirë për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç të zhvilluar në Beograd, Macron tha se Franca do të “përcjellë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.
“Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai.
Macron ka deklaruar se mesazhi kryesor i tij është vendosmëria dhe besimi për të përmirësuar raportet Kosovë-Serbi.
“Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet përparim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto raporte tuaja me të gjithë partnerët do të përmirësohen, e ne do të kemi lëvizje të lirë dhe jetë më të mirë për njerëzit”, është shprehur Macron.
Gjithashtu, presidenti i Francës ka mbështetur Serbinë duke thënë se Vuçiç e ka vendin në Bashkimin Evropian.
Lini një Përgjigje