TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2024, 21:02

Arrihet pazari, Macron firmos marrëveshjen me Vuçiç për avionët “Rafale” dhe i hap Serbisë derën e BE!

Shkruar nga Pamfleti

Arrihet pazari, Macron firmos marrëveshjen me Vuçiç për

Në këmbim të kësaj marrëveshje fitimprurëse, duket se Serbia do të marrë një mbështetje të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Pra duket e njëjta skemë si me Shqipërinë, e cila hyri në NATO pas paktit Berisha-Sarkozi për blerjen e helikopterëve francezë.

Emmanuel Macron ka arritur pazarin me Aleksandër Vuçiç për armatosjen e Serbisë. Presidenti Francez nisi sot një vizitë dy ditore në Beograd, ku u prit me nderime nga homologu i tij. Mes shumë marrëveshjeve të arritura, ishte dhe ajo për blerjen e 12 avionëve “Rafale”. Pakti ka një kosto prej 3 miliardë euro. “Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Macronin.

Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët “Rafale” në Beograd.

Në këmbim të kësaj marrëveshje fitimprurëse, duket se Serbia do të marrë një mbështetje të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Pra duket e njëjta skemë si me Shqipërinë, e cila hyri në NATO pas paktit Berisha-Sarkozi për blerjen e helikopterëve francezë.

"Në vitet e fundit Serbia shumë ka përparuar, por ka ndryshuar edhe në skenën ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë ka përjetuar një ngritje të re, siç tregohet nga bisedimet në Beograd dhe Paris. Vendi juaj ka një vend në Bashkimin Evropian. Ne kemi qenë të përfshirë në projekte afatgjata si metroja e Beogradit, modernizimi i aeroportit Nikola Tesla, modernizimi i rrjetit të infrastrukturës, menaxhimi i mbetjeve dhe bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë”, tha Macron.

Ai po ashtu tha se aktivitetet ekonomike janë duke u shtuar në numër në të dy drejtimet dhe se po arrijnë sukses më të madh, siç tregohet nga bisedimet e zhvilluara në Paris.

Agjencia franceze e zhvillimit, e cila është e pranishme në Serbi që nga viti 2019, ka ndarë pothuajse 600 milionë euro dhe synon të zhvillojë më tej aktivitetet e saj”, tha Macron.

Ndërsa presidenti i Serbisë theksoi se falënderon Francën për mbështetjen që i jep në rrugën drejt BE-së.

"Unë i detyrohem një falënderim të veçantë sepse shprehët vullnetin dhe dëshirën tuaj për të vizituar edhe disa qytete të tjera përveç Beogradit. Është me kënaqësi të veçantë që e theksoj vizitën tonë dhe tuajën në Novi Sad. Ju faleminderit shumë që keni ardhur në Serbi dhe keni treguar respekt për Këtë popull, ne mund ta bëjmë që ta vlerësojmë Ne kemi pasur bisedime të gjata, do t'i vazhdojmë sonte deri në orët e vona të natës, do t'i kemi edhe nesër për të gjitha çështjet e rëndësishme strategjike”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se vizita me Presidentin e Francës ka një rëndësi të madhe: "Jam mirënjohës edhe për investimet dhe bashkëpunimin më të ngushtë. Ne folëm për të gjitha çështjet e rëndësishme, folëm për paqen në Evropë. Macron dëshiron të dëgjojë mendimin e bashkëbiseduesve të tij. Është e rëndësishme që ne të arrijmë paqen sa më shpejt të jetë e mundur. Shpreha dëshirën time që situata në rajon të jetë plotësisht stabil dhe plotësisht i sigurt, besoj se në këtë çështje do të kemi mbështetjen e madhe të Francës”.

Marrëveshja për blerjen e avionëve ushtarakë francezë u nënshkrua nga ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç dhe nga drejtor ekzekutiv i Dassault, Eric Trapije. Kjo është marrëveshja më e madhe për armët e Serbisë prej se ajo u nda me Malin e Zi në vitin 2006.

Beogradi e ka kufizuar bashkëpunimin me Moskën pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe e ka dënuar pushimin, por për dallim nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera perëndimore, ai nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ushtria dhe Forca Ajrore e Serbisë janë të varura nga teknologjia sovjetike, por Serbia ka blerë helikopterë dhe avionë transportues nga Airbusi, radarë nga Thalesi dhe raketa tokë-ajër nga Mistrali i Francës.

Serbia zotëron gjithashtu edhe raketa dhe dronë kinezë.

Lini një Përgjigje