TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2024, 07:28

Rusia vijon bombardimet, përplasje në BE për armët e dërguara Kievit; rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Shkruar nga Pamfleti

Rusia vijon bombardimet, përplasje në BE për armët e

Rusia nuk tërhiqet nga bombardimet intensive ndaj Kievit, teksa katër shpërthime të tjera të fuqishme u dëgjuan mëngjesin e sotëm në Krime.

Edhe në Kirovskoye ka pasur shpërthime raketash me dronë, raportoi “Ukrainas Pravda”. Tre ishin afër aeroportit dhe një në stacionin e trenit.

Përplasje në BE për përdorimin e armëve të dërguara në Kiev.  

Komisioneri Joseph Borrell bën thirrje që kufizimet të hiqen. Italia dhe Hungaria i thonë jo.

“Propozime të çmendura, duhen ndalur”, u shpreh ministri i Jashtëm hungarez.

Nga ana tjetër një avion F-16 i prodhuar nga SHBA u rrëzua ndërsa zmbrapsi një sulmin rus në Ukrainë, duke shkaktuar edhe vdekjen e pilotit.

 Kurse ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, u detyruan të fshiheshin në ambiente të mbyllura më 20 gusht, për shkak të kërcënimit të një sulmi me dron dhe gjithashtu të shtynin një vizitë të planifikuar në central për 26 gusht, raporton “La Repubblica”.

Kjo mund të lexohet edhe në një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen e internetit, të organizatës dhe të publikuar nga agjencia “Tass”.

“Ekspertët e IAEA në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia vazhdojnë të dëgjojnë shpërthime dhe tinguj të tjerë në përputhje me aktivitetin ushtarak, ndonjëherë pranë vetë centralit”, konstatohet aty.

Më 11 gusht shkruan Tass, një kullë ftohëse jofunksionale në termocentralin bërthamor Zaporozhzhia u sulmua nga një dron i forcave të armatosura ukrainase. Pas sulmit, struktura u dogj.

Ukraina ka akuzuar Moskën se po sulmon termocentralet, duke rritur rrezikun bërthamor.

Për shkaqe sigurie dje (29 Gusht) u ndërpre edhe energjia elektrike pas fikjes së të gjitha termocentraleve.

Lini një Përgjigje