TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2024, 14:20

“Kievi ka të drejtë t'i përgjigjet Rusisë”, Borrell thirrje Perëndimit: Hiqni kufizimet për përdorimin e armëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Kievi ka të drejtë t'i përgjigjet Rusisë”,

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i heqin kufizimet në përdorimin e armëve, duke thënë se Kievi ka të drejtë t’i sulmojë vendet që po e sulmojnë.

Borrell tha gjithashtu se është “absurde” të thuash se sulmet në territorin e Rusisë, do të nënkuptonin luftë direkte kundër Moskës.

“Askush nuk dëshiron një luftë me Rusinë. Por, vendoseni veten në vendin e ukrainasve: Rusët po ju bombardojnë nga një vend ku nuk mund të arrini. Ju dëshironi të luftoni si të barabartë”, tha ai, duke shtuar se për ta bërë këtë, Ukraina duhet të jetë në gjendje t’i godasë vendet nga ku Rusia e sulmon.

Zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, u kanë bërë vazhdimisht thirrje aleatëve globalë të Ukrainës që ta lejojnë atë t’i godasë objektivat ushtarake më thellë brenda Rusisë, me armët që ia siguron Perëndimi.

Ditëve të fundit, Rusia është përgjigjur me sulme të ashpra me raketa dhe dronë, të cilat kanë pasur në shënjestër infrastrukturën civile në të gjithë Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas thonë se, pavarësisht dërgesave të armëve të reja që po e ndihmojnë Ukrainën, forcat e saj të armatosura janë ende në disavantazh, sepse kufizimet e Perëndimit i pengojnë ato që t’i përdorin armët me rreze të gjatë, për të goditur thellë brenda territorit rus.

“Siguria afatgjate për Evropën fillon me vendime afatshkurtra dhe të guximshme për Ukrainën”,  tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Lini një Përgjigje