
Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka sulmuar ashpër rivalen demokrate Kamala Harris. Ai e konsideroi intervistën e saj në CNN si të “të mërzitshme”, por nuk tregoi më shumë detaje. Gjatë një tubimi elektoral në Xhorxha, Trump ka bërë një batutë seksiste ndaj Kamala Harris.
Ai e akuzon Harris se ka përmbyllur një grusht shteti për të siguruar nominimin demokrat dhe shton se është përgjegjëse për atentatin kundër tij.
Gjuha e ashpër ka vazhduar edhe në takimet elektorale në Miçigan, ku e përkufizoi Harris si një “fashiste” dhe “marksiste” që me politikat e saj ekonomike ka krijuar një makth për amerikanët.
Ndërkohë, sondazhet favorizojnë demokraten. Të dhënat e Wall Street Journal tregojnë se 48 për qind e amerikanëve preferojnë Harris, ndërsa 47 për qind mbështesin Trump. Në sondazhin e Reuters, demokratja ka një avantazh prej 4 pikësh.
Lini një Përgjigje