TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2024, 11:43

Ergodan nuk ndal diktatin në Turqi/ Personeli shtetëror dhe transporti publik do të përdorë vetëm automjetin vendas "TOGG"

Shkruar nga Pamfleti
Ergodan nuk ndal diktatin në Turqi/ Personeli shtetëror dhe transporti
Erdogan me gruan e tij Emine

Me paketën e kursimeve publike të shpallur nga ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimşek, personelit publik në Turqi iu ndalua përdorimi i automjeteve të prodhimit të huaj, përveç atyre të lejuara me ligj, duke nënkuptuar automjetin "Made in Turkey", TOGG.

Përveç zonave të mbrojtjes dhe sigurisë, shërbimet e transportit të personelit publik do të hiqen në zonat ku transporti publik është i disponueshëm, njoftojnë mediat turke.

Ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Shimşek deklaroi se përveç ndalimit të blerjes së automjeteve të huaja do të reduktohet edhe numri i automjeteve publike.

"Ne po ndalojmë blerjen dhe dhënien me qira të automjeteve të reja në sektorin publik për 3 vjet. Do të ndalohet përdorimi i automjeteve të prodhimit të huaj, përveç atyre të lejuara me ligj. Gjithashtu, do të jetë subjekt rinovimi i kontratave ekzistuese të automjeteve me qira. Automjetet që kanë tepricë të kërkesave dhe kanë përfunduar “jetën” e tyre ekonomike, do të likuidohen me shërbimin e personelit në sektorin publik, përveç mbrojtjes dhe sigurisë.", u shpreh ministri Shimşek.

togg erdogan

Lini një Përgjigje