Sekretari i amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kritikuar fort Izraelin për sjelljen në luftën në Gaza.
Sipas mediave të huaja, ai theksoi se taktikat izraelite kanë sjellë “humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët e Hamasit dhe mund të nxisin një kryengritje të vazhdueshme.
Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara besojnë se forcat izraelite duhet “të dalin nga Gaza”, por gjithashtu po pret të shohë plane të besueshme nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen në territor pas luftës.
Ai shtoi se Hamasi është rishfaqur në një pjesë të Gazës dhe se aksioni i forcave izraelite në qytetin jugor të Rafah rrezikon ta shpallë përgjegjës për një kryengritje të vazhdueshme.
Blinken u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë punuar me vendet arabe dhe vende të tjera për javë të tëra në zhvillimin e “planeve për sigurinë, qeverisjen dhe rindërtimin” në Gaza, por “ne nuk e kemi parë që kjo të vijë nga Izraeli. Ai thekson se është e nevojshme ta shohim këtë iniciativë nga Netanyahu.
Blinken tha gjithashtu se nëse Izraeli shkon më në jug të Rafah, ku sipas tij, Hamasi ka katër batalione dhe ku janë grumbulluar më shumë se 1 milion civilë, një operacion ushtarak mund të “ketë njëfarë suksesi fillestar”, por rrezikon “dëm të tmerrshëm” për popullatën.
Kujtojmë se tensionet nisën më 7 tetor pas një sulmi kundër Izraelit nga Hamasi që vrau 1200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa rreth 250 persona u morën peng.
Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 35,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Lini një Përgjigje