TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2024, 22:52

“Pamje të tmerrshme”, dëshmi rrëqethëse të mjekëve nga Gaza: Viktimat nuk dallohen që janë njerëz

Shkruar nga Pamfleti

“Pamje të tmerrshme”, dëshmi rrëqethëse të

Pas 8 muajsh sulme të njëpasnjëshme nga Izraeli, situata në Gaza mbetet alarmante. Dëshmi rrëqethëse vijnë nga rajone të ndryshme të Gazas.

Mohammed Tahir, një kirurg ortopedik nga Londra, mjek vullnetar ka thënë për Al jazeera-n se Ë shtë e tmerrshme të shohësh se si shumë nga viktimat të cilët ka parë, ishin thjeshtë” copa mishi” duke mos bërë të mundur as identifikimin e tyre. E tmerrshme sipas tij është edhe fakti që një e tillë u ndodh edhe fëmijëve si pasojë e sulmeve izraelite.

Kam parë disa raste vërtetë të tmerrshme. Njerëzit vijnë dhe nuk dallohen më që janë qenie njerëzore, duken thjeshtë si copa mishi. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me të rriturit, por edhe me fëmijët. Është e tmerrshme të bëhesh dëshmitar i këtyre rasteve live. Nivele të tilla i kisha parë vetëm në foto, por është e tmerrshme ta shohësh live”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për ndërkombëtarët që të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund këtij konflikti.

gaza

Lini një Përgjigje