TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2024, 17:30

“Do ta kishte zili edhe Hitleri”, Erdogan akuza Netanyahut për sulmet në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta kishte zili edhe Hitleri”, Erdogan akuza Netanyahut për

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me “metodat gjenocidale” të aplikuara në Gaza, arriti në një nivel që do ta kishte zili edhe ish-lideri nazist i Gjermanisë, Adolf Hitleri.

Në një deklaratë për gazetën greke Kathimerini, raportuar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu, Erdogani u shpreh se Rripi i Gazës nuk ishte burg në ajër të hapur pak para 7 tetorit, kur filloi lufta Izrael-Hamas, por vite më herët.

Nuk është hera e parë që Erdogani e krahason Netanyahun me liderin nazist, gjë që ka shkaktuar kundërakuza se ai vetë është fajtor për gjenocid.

Erdogani dhe Netanyahu kanë kritikuar njëri-tjetrin prej kohësh, gjë që është shoqëruar me përkeqësim, e më pas me ripërmirësim të marrëdhënieve mes dy ish-aleatëve.

Në fillim të këtij muaji, Ankaraja njoftoi se do t'i japë fund marrëdhënieve tregtare me Izraelin, për shkak të luftës në Gaza.

erdogan

Lini një Përgjigje