TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2024, 15:45

Gjermania kundër ofensivës në Rafah, Scholz paralajmëron Izraelin: Papërgjegjshmëri, do të ketë kosto të mëdha në njerëz!

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania kundër ofensivës në Rafah, Scholz paralajmëron

Gjermani është një ndër aleatët e Izraelit që ka dalë kundër një sulmi në shkallë të gjerë në Rafah. Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi Izraelin kundër zgjerimit të operacioneve të tij ushtarake në Rafah.

Scholz e quajti një aksion të tillë si papërgjegjshmëri, teksa theksoi se një veprim i tillë do të kishte kosto të mëdha në njerëz.

Ne e konsiderojmë një ofensivë ndaj Rafahut si papërgjegjshmëri. Ne paralajmërojmë që një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe nëse ndodh është e pashmangshme që do të ketë kosto të mëdha në njerëz, saktësisht humbja e jetëve të civilëve të pafajshëm”, tha Scholz.

Kancelari gjerman shtoi se ndihma humanitare duhet të çohet edhe në Gaza dhe duhet të ketë një perspektivë për bashkëjetesë paqësore në të cilën dy shtete mund të ekzistojnë krah njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje