TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2024, 22:52

Kim Jong Un mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri

Shkruar nga Pamfleti

Kim Jong Un mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur një testim tjetër të një raketahedhësi të shumëfishtë, të cilin vendi i tij synon ta vërë në përdorim duke filluar nga ky vit, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, tha se testimi i së premtes konfirmoi “përparësitë dhe fuqinë shkatërruese” të raketahedhësit të shumëfishtë dhe të predhave të tij.

KNCA-ja tha se ky sistem, të cilin Veriu e ka testuar dy herë këtë vit, do të vihet në përdorim të njësive luftarake nga viti 2024 deri më 2026, për t’i zëvendësuar raketahedhësit e vjetëruar.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut e ka mbajtur ritmin e përshpejtuar të testimit të armëve, pasi synon t’i rrisë kapacitetet ushtarake në një kohë mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Ekspertët thonë se synimi i Kimit është t’i bëjë trysni SHBA-së ta pranojë përfundimisht idenë se Koreja e Veriut është fuqi bërthamore dhe kështu të ulet dhe të bisedojë me të për koncesione ekonomike dhe të sigurisë. /REL

Lini një Përgjigje