
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur 1 ditë para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Ankara.
Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, ai u shpreh se Turqia është kundër tensioneve dhe se e rëndësishme është raporti i mirë mes dy vendeve.
“I kushtojmë rëndësi miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Përderisa nuk do të ndërmerren hapa që mund të na dëmtojnë, ky qëndrim i yni do të vazhdojë”, tha Erdogan.
Po pritet me mjaft interes vizita e kryeministrit grek në Turqi. Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis pritet të shtrojë shqetësimin e kthimit të manastirit të Chorës në Xhami myslimane.
Para takimit vendimtar, dy zyrtarët e lartë shkëmbyen "mesazhe", përmes intervistave të tyre, duke nxjerrë "vija të kuqe" në axhendën greko-turke, por në të njëjtën kohë duke këmbëngulur për nevojën për kanale të hapura komunikimi në nivelin më të lartë, në mënyrë që marrëdhëniet greko-turke të kalojnë në hapin tjetër.
Gjatë takimit pritet të diskutohen të gjitha çështjet e agjendës dypalëshe, ndërsa pritet të përcaktohet orari i kontakteve të radhës në nivel të dialogut politik.
Lini një Përgjigje