TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2023, 10:34

Episod i pazakontë në aeroportin e Brindisit, pasagjeri përpiqet të marrë një shalqi në avion; fotografia bëhet virale

Shkruar nga Pamfleti
Episod i pazakontë në aeroportin e Brindisit, pasagjeri përpiqet
Presidenti i aeroportit të Pulias, Antonio Vasile

Një episod i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Brindisit, ku një pasagjer që po kalonte kontrollet e sigurisë, tentoi të merrte me vete në bord një shalqi të tërë. Ai e kishte vendosur atë në kontejnerë të destinuar përgjithësisht për çanta shpine, kompjuterë dhe karroca.

Një gjest që është komentuar nga presidenti i aeroportit të Pulias Antonio Vasile. Duke publikuar foton, e cila u bë menjëherë virale ai u shpreh: “E kuptoj që dëshiron të sjellësh pak nga Pulia në shtëpi kur të kthehesh nga pushimet, por a nuk po e teprojmë?”, ka shkruar ai në Facebook.

Episod i pazakontë në aeroportin e Brindisit, pasagjeri përpiqet

pulia aeroporti

Lini një Përgjigje