Avioni privat që u rrëzua në Rusi dhe që i mori jetën kreut të grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe 9 personave të tjerë ishte një Embraer Legacy 600.
Kompania me bazë në Brazil nisi të operonte në vitin 2002 dhe që prej asaj kohë ka prodhuar 300 avionë privatë.
Modeli që kishte në pronësi Prigozhin, ishte një ndër më të mirët përsa i përket sigurisë dhe deri tani ka patur vetëm një aksident në 20 vite.
Sipas faqes International Aviation HQ, incidenti i vetëm me Embraer Legacy 600 ka ndodhur në vitin 2006 dhe në fakt bëhet fjalë për një gabim njerëzor sesa për një problem mekanik.
Kompania Embraer deklaroi së fundmi se ka të dhëna për rrëzimin e një avioni të prodhuar prej saj në Rusi, por nuk dha detaje.
Ndërkohë, që dëshmitarët në vendngjarje, tregojnë se përpara rrëzimit të avionit ku udhëtonte Prigozhin, janë dëgjuar dy shpërthime të forta, të cilat shtojnë dyshimet se ai mund të ketë qenë në objektivin e armëve kundërajrore.
Shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin u shfaq dje në komunikimin e tij të parë përmes një video që nga rebelimi i tij i dështuar në Rusi.
Nga pamjet kuptohej se ai ndodhej në Afrikë, ndërsa sot humbi jetën nga një aksident me avion në Rusi.Videoja e postuar në kanalet Telegram të lidhura me grupin mercenar Wagner tregonin Prigozhin me pajisje luftarake, duke thënë se grupi po e bën Afrikën “më të lirë”.Wagner besohet se ka mijëra luftëtarë në kontinent, ku ka interesa biznesi fitimprurës.
Prigozhin, 7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë humbën jetën.Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Lini një Përgjigje