TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2023, 09:33

Vdekja mistrioze e “kuzhinierit” Prigozhin, "zhduket" Putini

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja mistrioze e “kuzhinierit” Prigozhin, "zhduket"

Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me vdekjen e Yevgeni Prigozhin, i cili deri dy muaj më parë ishte një ndër njerëzit e tij më të afërt dhe udhëhoqi luftën në Ukrainë.

Putin, deri tani ka qëndruar gojë kyçuar në lidhje me vdekjen e raportuar të Yevgeny Prigozhin.

Mbrëmë, pak pasi u publikua lajmi se Prigozhin ishte në bordin e avionit të goditur, Putin u shfaq në një koncert përkujtimor në rajonin e Kursk që shënonte përvjetorin e një beteje të famshme të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë eventit, ai bëri homazhe për rusët e vrarë gjatë të ashtuquajturit ‘operacion special ushtarak’ në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, Putin do të presë derisa të “sajohet” një version zyrtar i ngjarjeve rreth rrëzimit të avionit. Udhëheqësi i Kremlinit është i mirënjohur për qëndrimin e tij “prit e shih” pas ngjarjeve të mëdha.

I lindur në vitin 1961 në Leningrad, sot Shën Pjetërburg, Prigozhin në vitin 1981 dënohet me 9 vite burg për grabitje dhe mashtrim.

Në vitin 1990, pasi del nga burgu, nis punë si shitës ambulant hotdogësh. Shumë shpejt ai arriti të hapë një zinxhir restorantesh, kompani shërbimi kateringu e cila quhej Konkord si dhe kazino. Në vitet 90 Putin punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut dhe aty ata u njohën për shkak të restoranteve luksoze të Prigozhin ku ai priti edhe njerëz shumë të rëndësishëm.

Duke përfituar nga njohja e elitave dhe sidomos kur Putin u bë President i Rusisë, Prigozhin me kompaninë e tij Konkord arrijnë të përfitojë kontrata për shërbimet qeveritare ku një nga më të famshmet ka qenë ajo e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush. Kontratat e fituara nga Prigozhin nuk mbaronin këtu pasi ai arriti të merrte një kontratë marramendëse për kateringun në shkollat në Rusi. Kontratat e fituara nga Prigozhin i dhanë atij pseudonimin e Kuzhinierit të Putin.

 

putin yevgeni prigozhin

Lini një Përgjigje