
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se është duke zhvilluar një propozim të ri armëpushimi me homologët e saj egjiptianë dhe ata të Katarit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Gaza.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se ekzekutimet e gjashtë pengjeve, përfshirë një amerikan, nga Hamasi, theksojnë ndjenjën e urgjencës për bisedime.
Ai nuk ka pranuar ta cilësojë propozimin si një ofertë “përfundimtare” por nuk pranoi të tregonte se çfarë mund të ndodhë nëse ky propozim nuk do rezultojë i suksesshëm.
Duke iu përgjigjur këmbënguljes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli do të mbante një prani ushtarake përgjatë gjithë kufirit të Gazës me Egjiptin, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare theksoi se Izraeli kishte rënë dakord që si pjesë e fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi do të tërhiqte trupat e tij nga zona me popullsi të dendur, duke përfshirë korridorin e Filadelfit.
“Ky është propozimi për të cilin Izraeli kishte rënë dakord”, u shpreh Kirby.
Lini një Përgjigje