TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2024, 17:51

Mbytja e varkës me dhjetëra refugjatë në kanalin e La Manshit, raportohet për 12 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e varkës me dhjetëra refugjatë në kanalin e La

Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez

Ai që e kofirmoi lajmi ishte Olivier Barbarin, kryebashkiak i Le Portel, një qytet bregdetar francez.

Roja bregdetare franceze tha se më shumë se 65 njerëz ishin shpëtuar pasi një gomone nisi të mbytej.

Autoritetet lokale thanë se disa njerëz kishin nevojë për trajtim urgjent dhe një post i përkohshëm mjekësor është ngritur në portin në Boulogne-sur-Mer, rreth 28 milje (45 km) në jugperëndim të Calais.

Një zëdhënës i prefekturës detare franceze tha se helikopterët dhe varkat janë përdorur në kërkimin e të mbijetuarve.

Burimet e vendosura përfshinin helikopterë dhe anije nga doganat dhe marina franceze, si dhe anije nga SNSM, ekuivalenti francez i RNLI.

Një tjetër media “France 3” fillimisht tha se "të paktën 100 migrantë" ishin në bord në orën 11:30.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, duke postuar në X, ai e përshkroi incidentin si "të tmerrshëm", duke shtuar se "të gjitha burimet e qeverisë [janë] mobilizuar për të gjetur të zhdukurit dhe për t'u kujdesur për viktimat".

Le Portel thuhet se është vendi ku anija është nisur.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper i përshkroi vdekjet si "të tmerrshme dhe thellësisht tragjike".

“Bandat që qëndrojnë pas kësaj tregtie të tmerrshme dhe të pashpirt të jetëve njerëzore kanë grumbulluar gjithnjë e më shumë njerëz në gomone gjithnjë e më të padepërtueshme për det, dhe i kanë dërguar ata në Kanal edhe në mot shumë të keq”, tha ajo.

Lini një Përgjigje