TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2024, 14:03

Incident gjatë fushatës së demokratëve në SHBA, aksidentohet automjeti i kandidatit për zv.president

Shkruar nga Pamfleti

Incident gjatë fushatës së demokratëve në SHBA,

Një tjetër incident është regjistruar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku makinat e autokolonës ku udhëtonte kandidati demokrat për nënpresident Tim Walz, u përfshinë në një aksident masiv në Milwaukee.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, teksa kandidati Walz shpëtoi pa asnjë lëndim nga ky aksident.

Makinat e përfshira në aksident ishin në pjesën e pasme të autokolonës ku udhëtonin anëtarë të shtypit.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, e cila ndodhi në rrugën Interstate 794. Walz reagoi për ngjarjen dhe falënderoi të gjithë personat që kishin ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë.

Lini një Përgjigje