
Bota është në pragun e një lufte të mundshme bërthamore. Ne jemi duke ecur përgjumësh drejt një lufte botërore bërthamore, e cila do të godasë Evropën dhe jo Amerikën.
Ursula Von der Leyen po gënjen mbi gazin rus. Por mbi të gjitha, kemi një Evropë të pavetëdijshme mbi atë që mund të ndodhë: një luftë taktike bërthamore me Rusinë, e cila kur ta shohë veten me shpatulla pas murit, mund të godasë kryeqytetet perëndimore, dhe në radhë të parë Parisin.
Një skenar apokaliptik, i cili mund të bëhet realitet nëse vazhdohet të këmbëngulet tek një zgjidhje ushtarake e konfliktit Rusi-Ukrainë. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e mbështesin (me përjashtim të Italisë) kërkesën e Ukrainës për të përdorur armët perëndimore për të goditur territorin rus.
Për këtë arsye, Giulio Sapelli, profesor i historisë ekonomike në Universitetin e Milanos, thotë se Zelensky duhet të bindet të rishikojë me kujdes hapat e tij, në një botë në të cilën një Amerikë në perëndim e sipër, po bllokon gjithçka ndërsa pret rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Ursula von der Leyen pretendon se në fillim të luftës në Ukrainë, rusët mbyllën rubinetat e gazit drejt Evropës, e cila duhet të falënderojë SHBA-në dhe Norvegjinë që i erdhën në ndihmë. Si shpjegohet një interpretim i tillë?
Kjo deklaratë lë mënjanë zbulimin e ditëve të fundit, që sabotimi i gazsjellësit “Nord Stream” është kryer nga polakët dhe ukrainasit me mbështetjen e fuqive të mëdha. Një operacion i atij lloji nuk mund të kryhej nga amatorë. Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian është shumë serioze.
Machiavelli na mëson se midis politikës dhe moralit ka një dallim. Gjithsesi është e habitshme që këto fjalë shqiptohen nga vetë Von der Leyen, e cila është një investim personal i ish-kancelares gjermane Angela Merkel. Ajo është një grua shumë e zgjuar, që e ka ndërtuar karrierën e saj politike me Schröder, duke krijuar një marrëdhënie me Gazprom-in, ku ish-kancelari ishte pjesë e bordit drejtues. Pra ka qenë një politikë e përbashkët nga CDU dhe SPD. Ndaj deklarata të tilla tingëllojnë si gënjeshtra, dhe kjo na jep një ide se kush e qeveris aktualisht BE-në.
Pavarësisht akuzave perëndimore ndaj rusëve, aktiviteti i Gazprom është në rritje....
Ai vazhdon të eksportojë, madje edhe në Ukrainë. Kievi ka sot mundësi të luftojë, sepse ka gazin rus. Nuk besoj se aty mbërrin gazi amerikan, të cilin ne duhet ta blejmë duke ndërtuar terminalet e posaçme.
A është strategjia ndaj rusëve në lidhje me gazin, shenjë e dështimit të politikës evropiane?
Ishte një nga gjërat e pakta të mira të BE-së, e cila kishte mundësuar një lloj marrëdhënieje me Rusinë, pa të cilën është e vështirë të imagjinohet zhvillimi i Evropës. Gazi nga Norvegjia, Algjeria dhe përdorimi i energjisë jofosile, nuk mund të garantojnë një fuqi të madhe ekonomike si BE-ja dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së saj.
Kjo politikë e bashkëpunimit me Moskën, lindi në kuadër të një gjendje të vështirë dhe e garantoi paqen, duke siguruar një tranzicion paqësor nga imperializmi sovjetik në atë të reformave të Gorbaçovit. Ka qenë një bekim për paqen botërore.
Në BE po zhvillohet debati nëse ukrainasit mund t’i përdorin apo jo armët perëndimore për të sulmuar Rusinë. Çfarë mendoni për të?
Bota është në pragun e një lufte të mundshme bërthamore. Ne jemi duke ecur përgjumësh drejt një lufte botërore bërthamore, e cila do të godasë Evropën dhe jo Amerikën. Gjatë viteve 1950, Henry Kissinger e sfidoi teorinë e Eisenhoëer dhe Truman mbi parandalimin, duke vënë në dukje se nuk mund të zhvillohet luftë midis dy fuqive bërthamore.
Sipas tij, duheshin nxitur konflikte lokale për ta dobësuar në mënyrë të tërthortë kundërshtarin. Tani mendohet se mund të zhvillohet një luftë konvencionale në territorin e një fuqie bërthamore. Por mjafton të lexojmë dokumentet strategjike ruse të 15 viteve të fundit. Ato thonë se pa Ukrainën dhe Krimenë, Rusia nuk mund të mbijetojë si një perandori, dhe në rastin e një pushtimi të territorit rus, përgjigja do të jetë një luftë me armë bërthamore taktike.
Dhe cilat do të ishin pasojat?
Kjo do të thotë se rusët do të godasin qytetet evropiane. Moska ka epërsi në raketat hipersonike, dhe nëse vazhdojmë në këtë rrugë, ajo do të godasë me siguri qytetet evropiane. Deri më sot kemi qenë të sigurt për shkak të ndikimit të Papës. Por pas deklaratave të Macron, se është gati të dërgojë ushtrinë franceze në Ukrainë, tashmë e dimë se kë do të godasin rusët. Ukrainasit janë futur tashmë në një pjesë të Rusisë, dhe bota është në prag të luftës.
A ka sot njerëz që mendojnë për negociata?
Unë jam i sigurt se negociatat po zhvillohen në prapaskenë. Por problemi i vërtetë është se Zelensky duhet të bëjë disa hapa pas. Dhe për këtë duhet të këshillohet nga aleatët e tij perëndimorë. Ne duhet ta bëjmë këtë, sepse jemi kundër Putinit, dhe jo sepse jemi me të.
A është ndërkohë një shenjë dobësie trajtimi i kësaj çështje nga SHBA-ja?
Amerikanët janë krejtësisht të shkujdesur në raport me këtë çështje, pasi ata e bëjnë politikën e jashtme të varur nga politika e tyre e brendshme. Sipas tyre, përgjegjësia për paqen botërore është në duart e Shteteve të Bashkuara, gjithçka tjetër është e keqe. Ata janë liderë botërorë, por mendojnë se janë udhëheqës unipolarë.
David Calleo, i vetmi studiues katolik amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, parashikoi në librin e tij mbi pasojat e marrëzisë së unipolaritetit amerikan në politikën e jashtme. A mund të vazhdojmë të varemi nga fushatat zgjedhore amerikane? Dëgjoj njerëz që thonë se duhet të presim çfarë do të vendosin amerikanët në nëntor. Një çmenduri.
Por a e kuptojnë amerikanët se po dobësohet lidershipi i tyre? Se do të ndryshojë roli i tyre në rendin e ri botëror?
Jo, ata nuk e vënë re këtë gjë. Por problemi kryesor qëndron tek ata që nuk janë amerikano-veriorë. Pra tek ata që janë aleatë të SHBA-së. Ata duhet ta bindin Amerikën të kthehet në një fuqi që ka përgjegjësi globale, edhe nëse kjo s’do të thotë se ata duhet të komandojnë të vetëm si dikur.
Multilateralizmi duhet të kombinohet me njohjen e dominimit të Amerikës së Veriut, e cila megjithatë sot është hegjemone, sepse SHBA-ja nuk ka më kulturën dhe intelektualët për ta arritur atë. Ndaj janë të destinuar të tërhiqen. Por tërheqja e tyre nënkupton kolapsin e botës./Përshtati "Pamfleti", nga “Il Sussidiario”
Lini një Përgjigje