TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2024, 14:20

Putin i 'nxjerr kthetrat' Ukrainës, sulm masiv me 41 të vrarë

Shkruar nga Pamfleti

Putin i 'nxjerr kthetrat' Ukrainës, sulm masiv me 41 të

Një sulm rus me raketa balistike në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 41 të vrarë dhe 180 të plagosur.

Shifrat i ka konfirmuar edhe presidenti ukrainas Zelensky, i cili thotë se raporti paraprak sugjeron se qyteti lindor Poltava u godit nga dy raketa balistike ruse.

Ai thotë se të paktën 41 persona janë vrarë dhe 180 të plagosur, disa prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë shpëtuar.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 25 persona, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të tjerë që kanë mbetur në rrënoja.

Zelensky tha se raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”.

Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht, thotë ai.

Lini një Përgjigje