
Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në Kanalin e La Manshit ditën e sotme.
Një grua shtatzënë ishte mes viktimave kur varka me emigrantë u përmbys në Kanal. “The Guardian” raporton se në mesin e viktimave ishin edhe 6 fëmijë dhe 10 femra.
Mësohet se viktimat ishin kryesisht me origjinë nga Eritrea, vend në lindje të Afrikës. Zyrtarët francezë thonë se nuk kanë detaje që të lejojnë të specifikosh kombësitë e sakta.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin thotë se më pak se tetë persona kishin veshur jelek shpëtimi në anijen e mbipopulluar.
Ekipet e shpëtimit shpëtuan mbi 50 persona nga varka, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Lini një Përgjigje