
3 ministra në Ukrainë kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ministri i Industrive Strategjike Alexander Kamyshin, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Ekologjisë Ruslan Strilets paraqitën dorëheqjet e tyre në parlamentin ukrainas.
Krytetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk tha se në seancat e ardshme parlamentare do të shqyrtohen dorëheqjet e 3 zyrtarëve.
Arsyet e dorëheqjeve nuk bëhen të ditura ende. Lajmi erdhi pas disa muajsh raportimesh për zëvendësimin e mundshëm të disa ministrave ukrainas.
Kreu i Shërbëtorit të Partisë Popullore David Arakhamia tha se riorganizimi do të prekë më shumë se gjysmën e stafit të qeverisë.
“Nesër është dita e shkarkimeve, e pasnesër është dita e emërimeve”, shkroi ai.
Maliuska ka shërbyer si ministër që nga gushti 2019, menjëherë pas fillimit të mandatit të Presidentit Volodymyr Zelensky në detyrë. Ish-kreu i kompanisë shtetërore hekurudhore Ukrzaliznytsia, Kamyshin, u emërua ministër në nëntor 2023. Strilets ka qenë në detyrë që nga prilli i vitit 2022.
Në fillim të korrikut, Ukrainska Pravda raportoi, duke cituar burime në ekipin presidencial, se Zelensky po konsideronte shkarkimin e kryeministrit Denys Shmyhal, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2020.
Zëvendësuesit e mundshëm për Shmyhal do të ishin Yulia Svyridenk, zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e zhvillimit ekonomik, ose Oleksiy Chernyshov, CEO i gjigantit të naftës dhe gazit të Ukrainës Naftogaz.
Zelensky tha më herët se Ukrainasit mund të presin më shumë riorganizime të qeverisë në të ardhmen, pas një tronditje të rrethit të tij të brendshëm.
Lini një Përgjigje