TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2025, 16:11

Dron rus mbi qiellin italian, nisin hetimet për spiunash politiko-ushtarak

Shkruar nga Pamfleti

Dron rus mbi qiellin italian, nisin hetimet për spiunash politiko-ushtarak

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim për spiunazh politiko-ushtarak në rastin e dronit të prodhimit rus që dyshohet se fluturoi 5 herë përgjatë muajit mars, mbi Qendrën e Përbashkët të Kërkimeve të Komisionit Evropian në Ispra, në liqenin Maggiore, në provincën e Varese.

Hetimi, aktualisht ndaj personave të panjohur, i është deleguar Karabinierëve të ROS-it (grupi operacional special).

Në lidhje me dronin rus, prokuroria e Milanos ka ngritur dyshime se droni "mund të shkaktonte dëme serioze në një vend ose një organizatë ndërkombëtare dhe është kryer me qëllim të frikësimit të popullatës". Thuhet se droni ka fluturuar mbi Qendrën e Përbashkët të Kërkimit të Komisionit të BE-së në Liqenin Maggiore, ndërsa fluturimet thuhet se kanë ndodhur gjatë një jave.

Dron rus mbi qiellin italian, nisin hetimet për spiunash politiko-ushtarak

Lini një Përgjigje