TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2023, 19:36

Do deklarojnë çdo lidhje dashurie dhe nuk duhet të kenë kontakt me prostitutat, Anglia rregulla strikte për policët

Shkruar nga Pamfleti

Do deklarojnë çdo lidhje dashurie dhe nuk duhet të kenë

Britania ka marrë masa ekstreme ndaj efektivëve. Oficerëve në Policinë Metropolitane u ndalohet kontakti me punonjëset e seksit dhe që të deklarojnë të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë.

Përveç deklarimit për çdo marrëdhënie romantike, oficerët gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi 5000 £ sipas udhëzimeve më të rrepta të lëshuara në prill, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur besimin e publikut te Policia Metropolitane.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi pas një sërë skandalesh ku janë përfshirë oficerë të ndryshëm, ku përfshihen vrasësi Ëayne Couzens dhe përdhunuesi serial David Carrick, kanë tronditur opinionin publik.

Një zëdhënës i policisë Metropolitane teksa foli për rregullat e reja tha: “Futja e tyre në fuqi është e rëndësishme nëse duam të sigurojmë që njerëzit e duhur të bashkohen me ne. Por është po aq e rëndësishme që fuqia jonë punëtore ekzistuese të vazhdojë të përmbushë standardet dhe nivelet e larta të verifikimit që priten me të drejtë prej tyre gjatë gjithë karrierës”.

police prostituta

Lini një Përgjigje