
Greqia është nën pushtetin e flakëve pas temperaturave të larta që kanë përfshirë shtetin fqinj.
Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të dërgojë avionë zjarrfikës në Greqi, pas shpërthimit të zjarreve ditën e djeshme.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Janez Lenarcic u shpreh se katër avionë zjarrfikës Canadair do të dërgohen nga Italia dhe Franca pas aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut.
Flakët në disa fronte në zonën e madhe të Athinës i kanë zbehur forcat, pavarësisht se autoritetet greke tashmë janë ndihmuar nga zjarrfikësit rumunë.
Ditën e djeshme, disa zona në Atika dhe Athinë u përfshinë nga flakët, ku si pasojë e flakëve janë djegur makina dhe shtëpi si dhe kanë mbetur të plagosur tre zjarrfikës.
Lini një Përgjigje