TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2023, 16:43

Vala e të nxehtit, OKB: Përgatituni për temperatura ekstreme

Shkruar nga Pamfleti

Vala e të nxehtit, OKB: Përgatituni për temperatura ekstreme

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bota do të përballet me valën e të nxehtit gjithmonë e më intensive në një kohë kur vendet e hemisferës veriore janë prekur nga temperatura shumë të larta.

“Po shohim rritje të vazhdueshme në frekuencën, kohëzgjatjen dhe intensitetin e valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, këshilltar i lartë për temperaturat e larta pranë Organizatës Botërore Meteorologjike (ËMO).

“Këto ngjarje do të vazhdojnë të rriten dhe bota duhet të përgatitet për valë të nxehta më intensive”, u shpreh Nairn në një konferencë të OKB-së në Gjenevë.

Për vdekjet nga nxehtësia, ai tha se një studim i fundit llogarit se në Evropë, verën e kaluar pati 60.000 vdekje shtesë për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Ai theksoi se Evropa ka disa nga sistemet më të forta në botë të paralajmërimit të hershëm dhe planet e veprimit për shëndetin gjatë temperaturave të larta.

Nairn u shpreh se rritja e valëve të të nxehtit rreth hemisferës veriore është rritur gjashtëfish që nga vitet 1980, pa asnjë shenjë rënieje.

Ai shtoi se aktualisht, korriku dhe gushti janë muajt më kritikë për valët ekstreme të të nxehtit.

 

temperatura okb paralajmerim

Lini një Përgjigje