
"Serbisë nuk i përshtatet asnjë konflikt me Turqinë sepse kjo nuk është në interesin kombëtar serb". Kështu ka deklaruar Millosh Vuçeviç, ministër i Mbrojtjes në Serbi, i cili ka thënë se komandanti i ri i KFOR-it do të jetë një gjeneral turk.
“Turqia është një vend i madh, një fuqi dhe ka një ndikim të rëndësishëm politik dhe ekonomik në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe ne duhet të kujdesemi që të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë, por ne e shikojmë këtë çështje të Kosovës në mënyra krejtësisht të ndryshme, është interesante se kazermat e tyre ushtarake në Prizren quhen me emrin e Sulltan Muratit, që është një shoqatë e fortë për të gjithë ne në këtë rajon”, ka deklaruar Vuçeviç.
Ministër i Mbrojtjes në Serbi, ka thënë se kontingjenti më i madh i KFOR-it do të jetë nga Turqia.
“Kontigjenti më i madh i NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR-it, do të jetë nga Turqia. Për herë të parë komandanti i KFOR-it vjen nga Turqia”, ka thënë Vuçeviç.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka dërguar notë proteste ambasadorit të Turqisë për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë ku vendi u furnizua me dronë bajraktar e që kjo nuk u prit aspak mirë nga politika e Beogradit.
Lini një Përgjigje