
Shpallja “non grata’ e Aleksandër Vulin nga SHBA ka trazuar ujërat në Serbi. Por mediat serbe kujtojnë se ai nuk është i vetmi, pasi pas luftës në Kosovë ishin të shumtë emrat që u futën në listën e zezë.
Sipas Nova.rs, njëri prej tyre është Sllobodan Teshiç, tregtar armësh. Ai është tregtari më i madh i armëve në Serbi dhe ai ishte i lidhur me dërgesa të dyshimta të armëve, për këtë arsye ai ishte në fokus të publikut ndërkombëtar në disa raste, madje ishte i kërkuar për një kohë nga Interpoli.
Por, pavarësisht se ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kompanitë e tij vazhdojnë të eksportojnë armë. Në këtë listë është edhe Goran Andriç, i cili menaxhon kompaninë “Velkom Trade” Beograd, dhe siç ka njoftuar më herët nga Ministria e Financave të SHBA-së, Andriç është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Slobodan Teshiçit.
Përveç këtyre, lista përfshin shumë të tjerë bashkëpunëtorë të Teshiç, si Nebojsha Sharenac, Nikolla Brkiç, Esad Kapixhiç, dhe Zhelimir Petroviç.
Si bashkëpunëtorë të tij përmenden edhe Sreten Cvjetkoviç, Zoran Petroviç, Milan Subotiç dhe Ljubo Mariçiç, të cilët po ashtu janë nën sanksione.
Gjithashtu, aty gjenden edhe biznesmeni kontrovers Milan Radoiçiç, i cili ishte i lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Bashkëpunëtori i tij më i afërt Zvonko Veselinoviçit, si dhe kompanitë e tij janë gjithashtu nën sanksione. Veselinoviç ishte i lidhur edhe me vrasjen e Ivanoviçit, gjithashtu.
Ndërkohë listës “i është bashkuar” edhe Luka Karaxhiç, vëllai i Radovan Karaxhiç, i cili u dënua për krime lufte në luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1990.
Radovan Karaxhiç u arrestua në vitin 2008 dhe më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për krimet në Srebrenicë.
Lini një Përgjigje