Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, ka deklaruar se në seancën e sotme ceremoniale të Bordit Kryesor të SPS-së do të propozojë që në atë komision të përfshihet edhe nipi i "kasapit të Ballkanit", Sllobodan Millosheviçit, Marko Millosheviç.
Daçiç u tha gazetarëve përpara seancës së Bordit Kryesor të SPS se Marko Millosheviç Jr kishte dëshirë të merrej me problemet sociale. Ndërkohë nga ana tjetër, nipi i Millosheviçit theksoi se është i lumtur që gjendet në shoqërinë e miqve të dashur dhe bashkëluftëtarëve të partisë.
Sipas asaj që raporton Danas, Daçiç tha se ideja e SPS-së është e përjetshme dhe se është i bindur se kjo ide “do të vazhdojë të ekzistojë”.
Marko Millosheviç Jr tha se do të bëjë të pamundurën për të kontribuar në SPS dhe shoqëri dhe theksoi se e drejta publike ndërkombëtare është dashuria e tij e madhe, prandaj Serbia do të sjellë zgjidhjen më të mirë të mundshme në atë fushë.
Kujtojmë se kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, tha se pjesëmarrja e socialistëve në Lëvizjen Popullore për Shtetin do të ishte e mirë fillimisht për Serbinë e më pas për SPS-në. Por bashkëbiseduesit e Danas kanë një tjetër mendim, ata thonë se Daçiç dhe partia e tij janë të shqetësuar vetëm për të mbetur në pushtet dhe për ta nuk ka rëndësi se me kë do ta ushtrojnë atë.
Lini një Përgjigje