TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Korrik 2023, 13:52

Erdogan i jep shpresa Turqisë: Putin do ta vazhdoje marrëveshjen e grurit

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan i jep shpresa Turqisë: Putin do ta vazhdoje marrëveshjen e

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka reaguar pas njoftimit të Rusisë se marrëveshja për korridorin e grurit në Detin e Zi ka përfunduar.

Erdogan deklaroi sot se beson se homologu i tij Vladimir Putin dëshiron që marrëveshja të vijojë.

Duke folur me gazetarët, Erdogan tha se do të diskutojë marrëveshjen, përfshirë kapitullin e eksportit të plehrave ruse, me Putinin gjatë takimit të tyre që pritet në gusht.

Ndërkohë, shoqata ruse e eksportit të grurit Rusgrain u shpreh se anëtarët e saj planifikojnë të vazhdojnë t’i furnizojnë klientët e tyre me grurë rus me çmime konkurruese, pavarësisht njoftimit të Moskës.

“Rusia është furnizuesi më i madh në botë i drithërave… Të gjitha detyrimet e eksportuesve rusë të drithërave do të përmbushen”, thuhet në deklaratë.

erdogan putin ukraina

Lini një Përgjigje