TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2023, 08:12

I nxehti "përvëlon" Europën, termometri pritet të shënojë temperatura rekord në Itali; Azia përmbytet nga tajfunet

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti "përvëlon" Europën, termometri pritet të

Temperaturat në kontinentin e vjetër po të arrijnë nivele ekstreme në shumë pjesë të hemisferës veriore, ku në disa pjesë të Italisë parashikohen të arrijnë në 48 gradë Celsius.

Ditën e sotme zjarret që shpërthyen në Greqi dhe Spanjë kanë sinjalizuar paralajmërimin e fundit të ashpër për efektet e krizës klimatike, raporton The Guardian.

Këtë javë pritet që temperaturat të arrijnë kulmin në Europë. Sipas Agjencisë Europianë Hapësinore, në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës në Itali termometri pritet që të shënojë 48 gradë Celsius. Ekspertët kanë paralajmëruar për nxehtësi ekstreme.

Edhe në Romë dhe pjesë të tjera të Italisë temperaturat do të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë.

Spanja po ashtu është goditur nga vala e të nxehtit. Dje termometri shënoi 44 gradë Celsius në jug të vendit.

Në Qipro temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë, ku një 90-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit ndërsa 3 të moshuar të tjerë janë shtruar në spital.

Një zonë pyjore në Athinë të Greqisë u përfshi nga flakët e zjarrit si pasojë e temperaturave të larta.

Përtej oqeanit, edhe SHBA-ja po përballet me temperatura ekstreme. Në Phoenix të Arizonës termometri shënoi mbi 43 gradë Celsius për 17 ditë rresht. Ndërsa në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë, u regjistrua temperatura 52 gradë.

Teksa Europa dhe Amerika po digjen nga i nxehti, vende të ndryshme të Azisë janë goditur nga stuhi të fuqishme. Tajfuni “Talim” ka goditur Kinën dhe i është drejtuar Vietnamit. 

Ndërsa në Azi, media lokale raportoi se të paktën 60 njerëz në Japoni u trajtuan për goditje të nxehtësisë, me një shumicë të dërguar në spital. Një pjesë e Kinës gjithashtu po përjetojnë nxehtësi rekord, përfshirë rajonin e Xinjiang.

vala ekstreme godet europën sardenja

Lini një Përgjigje