
Pasaporta japoneze ka humbur “mbretërimin” sa i takon fuqisë së saj. Sipas Indeksit të Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza që gëzojnë qytetarët, pasaporta numë rnjë për vitin 2023 është ajo e Sobgaporti. Qytetarët e Singaporit janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në të gjithë botën pa viza.
Gjermania, Italia dhe Spanja janë ngjitur të gjitha në vendin e dytë me akses pa viza në 190 destinacione, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut janë bashkuar në vendin nr.3 nga Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu dhe Suedia.
Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023 janë:
Singapor (192 destinacione)
Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)
Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)
Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)
Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Zvicra (187 destinacione)
Australi, Hungari, Poloni (186 destinacione)
Kanada, Greqi (185 destinacione)
Lituani, Shtetet e Bashkuara (184 destinacione)
Letonia, Sllovakia, Sllovenia (183 destinacione)
Estonia, Islanda (182 destinacione)
Pasaportat më të këqija për të mbajtur:
Tre vende në mbarë botën kanë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në 30 ose më pak vende. Këto janë:
Siri (30 destinacione)
Irak (29 destinacione)
Afganistan (27 destinacione)
Lini një Përgjigje