TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 21:30

Dhëndrri i Trump investim 1 mld dollarë në ishullin e Sazanit, Ministria e Turizmit konfirmon projektin!

Shkruar nga Pamfleti

Dhëndrri i Trump investim 1 mld dollarë në ishullin e Sazanit,

Projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merret vendimi!

Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit ka konfirmuar se kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “për një projekt turistik në ishullin e Sazanit.

Si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, tanimë edhe turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendimet. Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete, pasi deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit

Ka pasur edhe më parë interesime e kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka padiskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimore të të interesuarve nuk i kemi konsideruar në perputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshëm për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”, tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në shpjegimin e saj, për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë që për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, teksa theksoi se Shqipëria është e hapur për këdo investior serioz që vjen për të investuar në vendin tonë.

Çdo propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirësardhur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarte ndërkombëtare. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standarteve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”, tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Kujtojmë se “Bloomberg News”, ishte ajo që publikoi e para lajmin se kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, vlera e së cilës mund të kalojë 1 miliard dollarë.

trump

Lini një Përgjigje