TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 20:00

Atentatet në Krujë dhe Shkodër, reagon Berisha: Rendi ka rënë në duart e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Atentatet në Krujë dhe Shkodër, reagon Berisha: Rendi ka
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atentatet e orëve të fundit në vend, në Krujë e Shkodër.

Gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie”, Berisha është shprehur para mbështetësve se rendi në Shqipëri është në duart e krimit.

Sipas Berishës, vetëm në dy ditët e fundit në vend janë kryer 4 atentate. Ai tha gjithashtu se në krye të rendit, është politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë.

Reagimi i Berishës:

Mirëmbrëma dhe mirënjohje më të pakufishme për ju misionarë të vërtetë të lirisë, shpresës dhe dinjitetit.

Një falënderim të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, të cilët me fjalimet e tyre sonte dhe çdo natë, frymëzojnë shqiptarët.

Të dashur miq.

Beteja pa kthim e opozitës shqiptare është një betejë historike.

Është një betejë epike, e pashembullt në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt.

Asnjë vend ish-komunist, në të cilin diktaturat u përmbysën, nuk pësoi pas 32 vitesh si Shqipëria, rivendosjen e një diktature më të keqen, më të shëmtuarën, më të pamëshirën midis të gjitha diktaturave.

Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit.

Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë.

sali berisha atentatet në krujë dhe shkodër

Lini një Përgjigje