TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 19:41

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, vjen reagimi i parë nga opozita: Rendi dhe siguria publike kanë marrë përmasa dramatike

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, vjen reagimi i parë nga opozita: Rendi dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të shënuara në vend, ka reaguar në rrjete sociale për sigurinë publike duke thënë se është në përmasa dramatike gjatë muajve të fundit.

Sipas tij atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Bardhi theksoi se lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve.

“Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024”, shprehet Bardhi.

gazment bardhi siguria publike

Lini një Përgjigje