
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas ekzekutimit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, të ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja. Salianji tha se këto ngjarje janë të përsëritura, ndërsa e ka cilësuar si “triumf i bandave”.
Ndër të tjera Salianji shprehet se ekzekutimi i Bejtjas sipas tij, është ngjarje e rëndë për sigurinë publike në vend
“Ekzekutimi i sotëm brenda në banesë, i një personi që kërkohej prej 8 muajsh, është ngjarje e rëndë, për sigurinë publike në vend dhe për fat të keq, sërish triumf i bandave.
Edhe në këtë sektor të qeverisë punohet me propogandë e shfaqje, dhe jo me seriozitetin e analizën e duhur që kërkon lufta ndaj krimit.
Drejtues policie dhe polici që kap në kohë rekord e dhunojnë të rinj që protestojnë për demokraci e nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorin , ku si vrasja e sotme dhe ngjarjet e rënda kanë ndodhur të përsëritura këto ditë!”, shkuan Salianji në reagimin e tij.
Lini një Përgjigje