TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 19:35

Ceremonia në nder të Klinton, Rama elozhe për ish-presidentin: I rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën me fjalimet e tij

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia në nder të Klinton, Rama elozhe për ish-presidentin: I

Kryeministri Edi Rama në fjalimin hapës të ceremonisë në nder të Bill Klinton, ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikan në politikë.

Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij. Fjalime sipas të cilave Rama, tha se Klinton rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Evropën

"Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Jo vetëm ja kam parë, ri parë e ri dëgjuar ato që ka thënë por edhe studiuar sesi i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin duke i nënvizuar hapjet, e mbi të gjitha duke ia admiruar atë që as nuk mësohet dot; empatinë magjepsëse që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por pa diskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Evropën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin e Evropës", tha Rama.

rama klinton ceremonia

Lini një Përgjigje